Ka shumë mënyra për të lëvruar median tuaj të dëmtuar, por ne ju rekomandojmë që ti trajtoni të gjitha mediat tuaja me shumë kujdes (veçanërisht në mbrojtjet kundër elektriciteteve statike) pasi janë delikate. Sigurohuni që të zgjidhni një paketim të përshtatshëm dhe mbushës brenda saj (është shumë e rëndësishme të jetë rezistente nga tronditjet mekanike dhe dëmtime të tjera mekanike; përdorni, për shembull, paketim plastik për hard disqe dhe qese me ajër).
Përveç medias së dëmtuar ju lutem përfshini të plotësuar
formularin (edhe në rastet kur e sillni personalisht) – kjo ndihmon në përshpejtimin e proçesimit të pranimit dhe proçesimin e biznesit tuaj. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e keqkuptimeve.
Në shumicën e rasteve ne nuk na nevojitet ndonjë paisje shtesë apo sistemin komplet (kompjuterin) për rikuperimin e të dhënave tuaja. Gjithashtu nuk është e nevojshme të sillni kontrollerin në rastet e rikuperimit të të dhënave nga grupimi i disqeve RAID, por mund të përshpejtojë proçesin e diagnostikimit dhe ruajtjen e të dhënave të shpëtuara.
Nëse keni media në të cilën ne mund të kopjojmë të dhënat e rikuperuara, ne ju këshillojmë të sillni atë bashkë me median tuaj të dëmtuar.